Një punëtor humb jetën në Zvicër, një tjetër pëson lëndime të rënda

60 Lexime

14:02:49                 2019-04-28

 

 

Pasditen e së shtunës, në Neuendorf të Zvicrës, një person ka pësuar lëndime vdekjepurëse gjatë një aksidenti në punë. Një tjetër peron ka pësuar lëndime të rënda në aksident.

Në qendrën e shpërndarjes në Neuendorf të Solothurnit, të shtunën rreth orës 12.00, është shkaktuar një aksident në punë. Sipas informatave të para, dy persona, secili në ashensorin përkatës, kanë qenë të angazhuar në çmontimin e agregatëve ftohës të vendosur pak më poshtë se çatia.

Për shkaqe ende të panjohura, njëri prej agregatëve është liruar, duke goditur dy ashensorët dhe të dy personat janë rrëzuar nga lartësia. Njëri prej tyre, një person 38-vjeçar pësoi plagë vdekjeprurëse, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Një tjetër person 30-vjeçar është lënduar rëndë dhe menjëherë është dërguar në spital me helikopter.

Për të ndriçuar aksidentin, është iniciuar një hetim. Përveç policisë kantonale të Solothurnit, janë angazhuar edhe ekipet e tjera përkatëse.