Guteresh: Urgjent të ndërpriten luftërat në Libi, nuk ekziston zgjidhje ushtarake

Date:

09.04.2019

Nju-Jork, 9 prill – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e dënoi përshkallëzimin e dhunës rreth kryeqytetit libian Tripoli dhe bëri thirrje urgjente për ndërprerjen e luftërave.

Ai theksoi se nuk ekziston zgjidhje ushtarake të konfliktit në Libi.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së u bëri thirrje të gjitha palëve menjëherë të përfshihen në dialog për tu gjetur zgjidhje politike për krizën.

Forcat e armatosura të udhëhequra nga gjenerali Halifa Haftar, i cili e kontrollon pjesën lindore të Libisë, të enjten filloi ofensivën ndaj Tripolit.

Njësitë që e mbështesin Qeverinë ndërkombëtare të pranuar të Libisë me seli në Tripoli premtuan se do t’i marrin të gjitha fushat e okupuara nga Armata Kombëtare e Libisë (AKL) e Hafatarit.

Sipas të dhënave nga të dyja palët, nga e enjtja kanë humbur jetën të paktën 41 persona. /koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...