Serbia dërgon Kosovën në Strasburg

Date:

Serbia po përpiqet të marrë iniciativën dhe problemin me taksën ndaj mallrave serbe ta zhvendosë nga sfera e politikës dhe diplomacisë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, vlerësojnë analistët serbë, njofton KOHA.

Sipas tyre, Qeveria serbe është duke biseduar me zyrën e avokatisë në Nju Jork rreth përfaqësimit të mundshëm të Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhin në Strasburg.

Analisti Dejan Vuk Stankoviq vlerëson se presioni politik mbi Prishtinën për të shfuqizuar taksat ka dështuar të japë fryte dhe beson se Serbia duhet të fillojë procedurën e mbrojtjes ligjore për shkak, siç shprehet ai, ‘shkeljeve të marrëveshjes CEFTA’.

Ndërsa kryetari i shoqërisë së lobimit serb Nenad Vukoviq thotë se vendimi para gjykatës ndërkombëtare se tarifat janë të paligjshme, do të kishte peshë ligjore dhe politike, transmetojnë mediat serbe, përcjell KSP. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...