Pas Djalit, Limaj e punëson motrën

Date:

Pas djalit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka rahatuar edhe anëtarë të tjerë të familjës në punë. Kësaj radhe, ai e ka punësuar motren e tij, Lumturije Pacolli.

Nisma Socialdemokrate me sukses është duke e realizuar premtimin e fushatës zgjedhore për punësime, vetëm se të punësuarit janë familjarë të kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj dhe anëtarë e përkrahës të kësaj partie.

Së fundi, në Qendrën e Studentëve (QS) është punësuar motra e Fatmir Limajt, Lumturije Pacolli, si zyrtare për bibliotekë. Ky institucion funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), që udhëhiqet nga ministri Shyqiri Bytyqi i Partisë Nisma, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pacolli ka nisur punën që nga data 22 tetor e vitit 2018 si bibliotekiste në konviktin numër 5. Për këtë pozitë, Qendra e Studentëve kishte hapur konkurs më 10 gusht 2018. Burime të sigurta të gazetës brenda këtij institucioni kanë thënë se Pacolli është punësuar pas intervenimeve të Partisë Nisma dhe Ministrisë së Arsimit.

“Është punësuar bash krejt me intervenime dhe me përshtatje të konkursit, e tëra ka qenë kalkulim”, ka thënë ky burim i gazetës. /koha.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...