Të dielën, në Zvicër mund t`i shprehen ngushëllime familjes së Iliasit shtatëvjeçar

Date:

21:33:32             2019-03-28

 

 

Pas vrasjes makabre të fëmijës shqiptar Ilias M. (7), familja ka pranuar ngushëllime nga shumë njerëz. Nëna thotë se mendërisht ajo është e rraskapitur: „Nuk e dimë nëse do të qëndrojmë atje“.

Fëmija shqiptar shtatëvjeçar Ilias M. u sulmua nga një grua 75-vjeçare në rrugën e tij duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Ai nuk i mbijetoi këtij sulmi dhe javën e kaluar u varros në Kosovë, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Që nga ajo ditë, familja ka pranuar ngushëllime nga shumë njerëz.
Tani, familja dëshiron të pranojë ngushëllime edhe në Zvicër. E pamja ndoshta do të mbahet të dielën, nga ora 9 deri në orën 17, në hapësirat e shkollës Gotthelf (Gotthelfplatz 1, Basel), ku Iliasi po vijonte shkollën.

„Shumë njerëz na kanë shkruar se do të donin të na vizitonin, për të na shprehur ngushëllimet e tyre. Kjo e pame, na mundëson që të gjithë t`i pranojmë në të njëjtën kohë“, thotë nëna Samire M. „Gjithashtu duam t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Nuk e di nëse pa ta do të kishim shkuar aq larg“.

Kur u pyet se si po përballet me humbjen, Samira përgjigjet me lot në sy. Pas një pushimi të shkurtër, ajo thotë: „Trupi më rrëqethet kur e mendoj djalin tim. Mendërisht jam nga fundi. E gjitha ndodhi aq shpejt“.

Ndoshta realiteti do të pasojë kur familja të kthehet në Zvicër, të premten, përcjell Shtegu.com. „Por, nuk e dimë nëse do të vazhdojmë të jetojmë atje. Nuk mund të kalojmë nëpër vendin ku u vra fëmija ynë“, thotë nëna me lotët rrëke.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...