Kush po i provokon myslimanët në Zvicër ?!

Date:

22:04:37            2019-03-28

 

 

Banori nga Zvicra me emrin Kerim Ferhat, ka gjetur një parullë antislamike në dritaren e shitores së tij. Me sa duket, ky nuk është rasti i vetëm, pasi është vërejtur edhe diku tjetër në Chur të Zvicrës.

Afishja mbante mbishkrimin „Good night islamistic pride“ (Natën e mirë krenaria islamike)dhe tregon se si një kryqtar hedh një derr mbi një mysliman që është duke u lutur. Kjo pamje ishte shumë e shëmtuar për Kerimin, prandaj nuk i tregoi babait të tij Bilalit, në shitoren e të cilit ishte i bashkangjitur afishja, në ëelschdörfli, në Chur. Sipas „Südostschweiz“ ai rastin e zbuloi javën e kaluar, përcjell Shtegu.com. Afishen e fotografoi dhe e largoi menjëherë.

Siç shkruan gazeta në fjalë, rasti nuk është i izoluar, pasi është gjetur edhe diku tjetër në Chur. Një afishe e tillë mund të porositet shumë lehtë online, nëpërmjet ndonjë kompanie të postës.

Bilal Farhat është i trishtuar dhe i zhgënjyer. Me prejardhje nga Libani, ai është duke jetuar në Zvicër për rreth 30 vite. „Për tre djemtë e mi, Zvicra është shtëpia ime e parë. Unë kurrë nuk kam menduar se këtu racizmi mund të fitojë pikëmbështetje“, ka deklaruar ai, përcjell Shtegu.com.

„Good night islamistic pride“ duhet të kuptohet si reagim ndaj lëvizjes „Good Night White Pride“. Kjo shprehje kishte lindur gjatë ndërrimit të mijëvjeçarit, në skenën gjermane hardcore, kur neo-nazistët atje ishin përpjekur të fitonin përkrahje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...