Policia gjermane kundër trafikantëve të punëtorëve ilegalë nga Maqedonia e Veriut

75 Lexime

16:21:24                2019-03-28

 

 

Trafikantë nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut, dyshohet se në Gjermani kanë sjellë shqiptarë ilegalisht, si punëtorë të paligjshëm dhe i kanë shfrytëzuar ata në kantierët e ndërtimit. Tani, Policia federale dhe doganat gjermane kanë realizuar një kontroll të madh në ishullin Rügen, ndërsa është arrestuar një person.
Policia federale dhe doganat gjermane kanë vepruar me një goditje në shkallë të gjerë kundër trafikimit të punëtorëve ilegalë në këtë ujdhesë gjermane. Gjatë bastisjes së shtatë objekteve – duke përfshirë një kantier në ish zonën turistike naziste Prora – një nga tre të dyshuarit kryesorë është arrestuar të mërkurën, por edhe është konfiskuar material i gjerë dëshmish, kanë deklaruar nga policia federale, njofton Shtegu.com. Përveç kësaj, është konstatuar se njëmbëdhjetë shqiptarë po punonin në kantier pa leje qëndrimi ose leje pune.

Të tre të pandehurit kryesorë nga Gjermania dhe Maqedonia E Veriut, janë hetuar që nga viti 2018. Ata gjithashtu akuzohen se i kanë manipuluar shqiptarët me rrogat e tyre dhe i kanë keqpërdorur ato, njofton Shtegu.com. Ata dyshohet se kanë organizuar qëndrimin dhe punën e paligjshme të tyre, për t`i angazhuar për qëllime shfrytëzuese.

Gjatë kërkimeve me urdhër të Prokurorisë në Stralsund, në mesin e dokumenteve të tjera të biznesit, janë gjetur edhe certifikata, telefona celularë, kompjuterë dhe media të memorieve, si dhe dokumentet e identitetit. Përveç kantierit në Prora janë kontrolluar edhe gjashtë objekte banesore dhe afariste në Binz, Lauterbach, Lüssoë dhe Hamburg. Policia federale dhe dogana janë mobilizuar me 92 zyrtarë. Gjithashtu, edhe një helikopter ka fluturuar mbi Prora.