FOTOT/ “Pylli Vertikal i Tiranës” në syrin e revistës prestigjioze të arkitekturës

Date:

 

Ideja e arkitektit Stefano Boeri për një kullë me pyll vertikal në Tiranë ka pasur jehonë në revistën “Dezeen”, ku theksohet se ky arkitekt është i specializuar në ndërtimin e kullave të tilla, pasi më parë i ka realizuar në Milano, Utreht dhe Nanjing.

 

“E quajtur “Pylli Vertikal i Tiranës”, kulla me fasadë xhami do të ketë bimë të mbjella nëpër ballkonë për të rritur sipërfaqen e gjelbër në qytet dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Stefano Boeri thotë se kjo do të krijojë 550 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër në Tiranë”, lexohet në artikull.

“Bimët thithin dioksidin e karbonit dhe grimcat e pluhurit që ndosin atmosferën e qyteteve, duke nxjerrë oksigjen dhe duke krijuar mikroklima që janë më të shëndetshme për banorët”, shton artikulli i “Dezeen”.

Drejtoresha e “Stefano Boeri Architetti” shprehet: “Ne kemi punuar në fasadë, duke përmbysur idenë në të cilën fasada kryesore e secilës ndërtesë është më e gjata dhe duke hapur plotësisht anën e shkurtër të këtij Pylli Vertikal drejt qytetit”. Kulla do të jetë 21 kate e lartë dhe do të ketë105 apartamente. Do të përfshijë gjithashtu katër nivele nëntokësore dhe në katin përdhes do të ketë hapësira për dyqane. Zhvillues i projektit ne Shqiperi eshte kompania “Gener 2”. /ina-online

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...