Hil Dani, shembull i integrimit të shkëlqyeshëm në Zvicër

Date:

22:18:22                2019-03-03

 

 

Me vendbanim në Flüelen të Zvicrës, shqiptari Hil Dani është një nga rreth 250.000 kosovarët në Zvicër. Për të, integrimi nuk ka qenë asnjëherë një fjalë e huaj. Të hënën, më 11 shkurt, ai e festoi ditëlindjen e tij të 65-të dhe në të njëjtën kohë doli në pension.

Në vitin 1976, në moshën 22-vjeçare, Hil Dani erdhi nga ish-Jugosllavia si punëtor sezonal në Zvicër. Në qytetin Biel ai gjeti punë në industrinë e ndërtimit (çati ndërtimi). Por, për shkak të statutit sezonal të punësimit, ai kishte të drejtë pune vetëm nëntë muaj në Zvicër dhe pastaj është dashur të kthehet për tre muaj pushim, shkruan „Neue Luzerner Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Nga viti 1979, ai ka punuar për kompaninë Stammbach (çati banesash dhe izolim). Si punëtor sezonal ai ka jetuar në qytete të ndryshme të Zvicrës, si në Bernë, Zug dhe Zyrih. Gjatë kësaj kohe ai mësoi gjuhën gjermane dhe gjithashtu „Schëizerdütsch“. Shqipja është gjuha e tij amtare, ndërsa në ndërtimtari i përdorë edhe gjuhët kroate, italiane dhe një frengjishte të çalët.

Në sajë të interesit të madh, ai i kishte përmirësuar aftësitë e tij profesionale në mënyrë të qëndrueshme dhe gradualisht u bë një specialist i aftë në çati të sheshta dhe hidroizolim.

Për shkak se kompania Stammbach kishte mjaft punë për të realizuar në Kantonin Uri, dëshira e kompanisë së tij ishte që Hil Dani të stacionohej në Flüelen, në vitin 1981, për të koordinuar punën si udhëheqës i grupit. Në vitin 1985 ai mori lejen e qëndrimit C dhe për këtë arsye ishte në gjendje për të punuar gjatë gjithë vitit në Zvicër, njofton Shtegu.com. Në vitin 1999, vetëm dy javë para shpërthimit të luftës në Kosovë, ai e zhvendosi gjithë familjen, bashkëshorten e tij Drita dhe gjashtë fëmijët e tij, në Flüelen. Në rrugën „Dorfstarsse“ 12, ai gjeti një apartament të madh, ku edhe sot e kësaj dite banon aty. Në vitin 2003, ai dhe bijtë e tij u pajisën me pasaporta zvicerane, në sajë të integrimit të mirë. Pas 28 vitesh në kompaninë Stammbach, në moshën 53-vjeçare, ai themeloi kompaninë e tij „Vito Flachdach“. Bijtë e tij Vitori dhe Martini i ndihmuan për ta përballuar sa më mirë filimin e punës me kompaninë e re. Të dy tani punojnë 100 për qind në të njëjtën kompani që kryesisht realizon punë në Einsiedeln, Brunnen, Schëyz dhe Küssnacht. Në vitin 2014 ai e transformoi kompaninë e tij në një kompani me përgjegjësi të kufizuar, në Vito Flachdach GmbH.

Për të shkuar heret në pension, për Hil Danin asnjëherë nuk ka qenë temë debati. Megjithatë, e hëna për te ishte fillimi i një jete të re si penionist. Hil Dani festoi ditëlindjen e tij të 65-të në pension. Prej tani do të jetë në gjendje të investojë më shumë kohë për 12 nipërit e mbesat e tij dhe gjëra të tjera. Përmes rrjetëzimit të mirë me ndërtuesit dhe arkitektët dhe eksperiencën e tij, ai do të mbështesë dy djemtë e tij kohë pas kohe.

Familja Dani është një shembull kryesor i integrimit të mirë, konfirmon daktilografi komunal, Rico Vanoli. Falë natyrës së tij të këndshme dhe ndonjëherë me humor, Hil Dani është mik i mirëpritur kudo, siç tha gjithashtu Irma Méroz, pronare në lokalin Schützenstube. Ndonëse ndërtoi një shtëpi modeste në Kosovë, ai dëshiron të qëndrojë në Flüelen. „Flüelen është bërë definitivisht shtëpia ime e dytë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...