Naim Abazi me deklaratën e radhës: Në Kuran nuk shkruan që hoxha s’bon me festu ditëlindjen me muzikë!

Date:

23.02.2019

 
 

Këngëtari Naim Abazi ka folur për festën e shumë përfolur për ditëlindje që e pati hoxha i njohur nga Shkupi, Sylejman Rexhepi apo siç njihet ‘reisul ulema’ – raporton Periskopi.

Abazi ka thënë se në Kuran e askund tjetër nuk shkruan se hoxha nuk duhet të festojë ditëlindjen.

Madje, pse të mos ketë edhe muzikë në atë festë – thotë këngëtari nga Kosova.

“Do doja t’ju pyes juve. A s’duhet hoxha me festu ditëlindjen a? A s’duhet me këndu a? Ku shkruan ajo, se në kuran jo. E kush ka nxjerr libra të tjera, këtu i dal në mbrojtje hoxhës. Unë atë hoxhë e kam takuar atë ditë për herë të parë. Ai i ka ndihmu me ec e me u ngrit nga karrigia një djali nga Prishtina, Dritonit. Edhe ne kemi mbledh para për atë djalosh. 100 euro i kam dhënë unë. Pastaj më kanë treguar se hoxha Rexhepi ka ndihmuar shërimin e atij djali dhe se ai e ka ditëlindjen, dhe se e ka rinovuar një restorant, dhe na kanë ftuar mua e Mihrijen me i këndu disa këngë aty. Madje, kanë thënë do t’ju paguajmë. Por unë u kam thënë që jo, kur e di të mirat që i ka bërë ai hoxhë me Dritonin. Unë dhe Mihrija kemi shkuar i kemi këndu për ditëlindjen, por para s’kemi marrë”, ka thënë Naim Abazi në Mirage.

I njohur si “reisul ulema”, Sylejman Rexhepi, ka festuar ditëlindjen e tij, nën tingujt e muzikës së Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, dhe në shoqërimin e shumë personave të tjerë.

Përveç këngës dhe valles, mishit dhe pijeve, të pranishmit që ishin mbledhur për ta ‘nderuar’ kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, me rastin e ditëlindjen së tij, kishin shtënë edhe me armë.

Ishte edhe djali i Rexhepit, i cili kishte përdorur armën në festës e ditëlindjes së babait të tij.

Në momentin kur këngëtari, Naim Abazi, së bashku me gruan e tij, po ashtu këngëtare, Mihrije Braha, dalin në skenë, ata fillojnë që ta “lavdërojnë”, Rexhepin.

Naim Abazi thotë se Sylejman Rexhepi, është hoxhë i moderuar, duke shtuar se të dy së bashku një ditë do të shkojnë edhe në ndonjë klub nate.

Xhiruesi i kësaj videoje, thotë se me Sylejman Rexhepin, para një muaji, kishin qenë së bashku në një klub nate në Prishtinë.

Të pranishëm në festën e ditëlindjes së Rexhepit, kanë qenë edhe disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë.

The post Naim Abazi me deklaratën e radhës: Në Kuran nuk shkruan që hoxha s’bon me festu ditëlindjen me muzikë! appeared first on Islami.press.

Burimi i lajmit

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...