Përpara sigurimit invalidor të sëmurë, shërohen porsa të largohen

Date:

15:49:18               2019-02-23

 

 

Për vite me radhë, një banor i Aargaut ka pranuar pension invalidor. Mirëpo, gjithçka ndryshoi pasi personi ishte mbikëqyrur nga detektivët privatë.

Për 16 vite me radhë, një person 50-vjeçar kishte punuar në kantier. Pas disa aksidenteve, ai është transportuar në një klinikë rehabilituese, shkruan „Aargauzer Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Dhimbja e tij, nga mjekët u përshkrua si „subjektive dhe nuk ka mundur të qartësohet pas hetimeve“.

Bazuar në këtë diagnozë, personi në fjalë filloi të marr gjysmë pensioni IV nga viti 2002. Ky benificion u kontrollua dhe u konfirmua dy herë. Herën e tretë ndodhi kthesa: Për nëntë ditë me radhë, ai u vëzhgua nga detektivët privatë që i kishte angazhuar sigurimi invalidor IV.

Në shqyrtimet e mëparshme, burri kishte deklaruar se ai nuk kishte ndonjë dëshirë për të bërë diçka në jetën e përditshme. Megjithatë, vëzhgimi i detektivëve tregoi një pamje tjetër, informon Shtegu.com. 50-vjeçari vizitonte një qendër tregtare, shkonte nëpër klube dhe madje kishte shkuar edhe në një sallon erotik. Ajo që është e veçantë për këtë rast: Ai nuk ka pasur kufizime fizike. Gjatë takimit me psikiatrin dhe zyrtarët e IV-së, ai fillon të çalojë.

Gjykata e sigurimeve urdhëroi që pensioni i tij të shfuqizohej në mënyrë retroaktive, deri më 1 nëntor të vitit 2016. Nga ana tjetër, pensionisti u ankua – por pa sukses. Lëndën e dërgoi në gjykatën federale dhe tani duhet t`i paguajë shpenzimet ligjore.

Ky nuk është shërimi i parë mrekullisht që detektivët socialë e kanë zbuluar. Gazeta zvicerane „20 Minuten“ në nëntor kishte raportuar për dy „pensionistë“ të IV-së, të cilët ishin demaskuar nga detektivë, njofton Shtegu.com.

Një person kishte dal nga ordinanca e mjekut i bllokuar dhe shumë ngadalë. Ai mbështetej në një bastun. Pastaj ndodh ndryshimi i skenës: Në të njëjtën ditë, personi po lëvizte plotësisht normal dhe i lirë, pa shenja lëndimi apo dhimbjeje.

Në një rast tjetër, një detektiv ka filmuar një person duke punuar në një kantier. Tashmë kohë të gjatë, ai vlerësohej si i paaftë për punë. Por, në video mund të shihet se si me lehtësi i mban gjësendet e rënda.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...