Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Date:

Shkup, 21 shkurt – Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të në Konferencën e Përgjithshme të vitit 1999. Në vitin 2000 data 21 shkurt është promovuar si Ditë e divirsitetit linguistik dhe kulturor dhe shumëgjuhësisë.

Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare sot do ta shënojë edhe Instituti i gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” me manifestim ku do të mbajnë fjalim drejtoresha e Institutit, prof.dr. Elena Jovanova Grujovska, prof.dr. Liljana Makarijoska, prof.dr Veselinka Llaborska dhe doc.dr. Katica Evroska.

Në botë sot fliten rreth gjatë mijë gjuhë, ndërsa gjysmës prej tyre u kërcënohet zhdukja e tyre në shumë pjesë të botës. Rreth 200 vende gjenden para sfidës t’i ballafaqojnë gjuhët e “vogla” dhe të kujdesen ato të përdoren së bashku me gjuhët botërore. Sipas statistikës, në tre shekujt e fundit ka zhdukje ose zvogëlim dramatik të numrit të gjuhëve, veçanërisht në kontinentin amerikan dhe australian.

Përveç Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 26 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve Evropiane. Në vitin 1998 hyri në fuqi Karta evropiane për mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe të pakicave, me të cilën njëjtë gjithashtu potencohet diversiteti gjuhësor dhe shumëgjuhësia. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...