Isuf Gashi i njohur si Baca ftohet nga Specialja në Prishtinë

Date:

20.02.2019

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), invalid dhe veteran i luftës Isuf Gashi, të mërkurën është intervistuar nga Gjykata Speciale, rreth orës 09:30, në Prishtinë, e cila ende është duke vazhduar ende. Këtë e ka konfirmuar vetë pjestarët e familjes Gashi për redaksinë e Metros.

Isuf Gashi i njohur si Baca i Madh është nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së fundit Familja Gashi humbi shumë anëtarë të familjes, prej të cilëve shumica ishin edhe pjestarë të UÇK’së. Kjo është ftesa e parë që po i bëhet nga Specialja, të cilës Isuf Gashi ju është përgjigjur vullnetarisht.

Përndryshe, në vitin 2005, nga Gjykata e UNMIK’ut, Gashi ishte akuzuar për Krime të Luftës, por që ishte shpallur i pa fajshshëm në një proces gjyqësor që zgjati pak vite.

Sot Gashi është 72 vjeç, dhe jeton si fermer vreshtar në pronën e tij në fshatin Drenoc të Rahovecit. Ai njihet si një nga figurat e respektuara të familjeve patriotike që kontribuan në Luftën Çlirimtare./koha.mk/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...