Shqiptari nga Kosova pranohet në NASA, tregon formulën e suksesit

Date:

 

Xhafer Rama ka nisur “rrugëtimin” e tij në Mars! 24 vjeçari nga fshati Turuçicë e komunës së Podujevës, Xhafer Rama nuk është astronaut, por rrugët e suksesit në karrierën e tij drejtuan djaloshin kosovar në NASA (National Aeronautics and Space Administration).

 

NASA, ky emër për të cilin kemi dëgjuar në lajme dhe filma është Agjencia më e madhe Hapësinore në Botë, e cila daton që nga viti 1958, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizioni i së cilës është: Ne tentojmë të mbërrijmë lartësi të reja dhe zbulojmë të panjohurën për përfitimet e njerëzimit.

Në këtë agjenci të njohur botërisht, së fundmi është punësuar si inxhinier, kosovari Xhafer Rama. Rrugëtimin e tij prej kur ka shkuar në Amerikë e deri te punësimi në NASA, ai sot e rrëfeu në një intervistë audiovizuele për portalin rtv21.tv Prapa një suksesi të tillë, qëndron edhe një punë e madhe.

Xhaferi ka hyrë në histori të Universitetit “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ai është i pari që ka arritur të përfundojë tri drejtime në të njëjtën kohë brenda katër viteve në këtë Universitet. Ndërsa, aktualisht karrierën po e vazhdon duke punuar për shumë kompani në SHBA. Emri i Kosovës falë tij dëgjohet edhe në Amerikë. I rrethuar tani me miq të nacionaliteteve të tjera, ai po i prezanton në një formë të veçantë të mirat e Kosovës. Andaj, padyshim që krenarë për të janë familja, shoqëria dhe e gjithë Kosova. Amerika është shtëpia e dytë e 24 vjeçarit llapjan, e cila ia ka hapur rrugët e suksesit. Megjithatë, ai e ka plan që të kontribuojë edhe për vendlindjen e tij, për të cilën ai tanimë ka nisur punën. Ndërsa, për fund, Rama./ina.online/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...