Digjet banesa e familjes kosovare në Zvicër, babai i dy fëmijëve ka pësuar djegie të rëndë

Date:

12:25:35                  2018-03-15

 

Mëngjesin e së enjtes (sot), në Hunzenschwil të Zvicrës është shkaktuar nja zjarr, në një ndërtesë banimi, me ç`rast një person është lënduar rëndë dhe një tjetër ka kaluar me lëndime të lehta. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkaku ende nuk dihet.

Mëngjesin e të enjtes të datës 15 mars 2018, pak para orës o7.30 është shkaktuar një tym i dendur, i cili ka qenë si pasojë e një zjarri në katin e sipërm të një ndërtese. Një dëshmitar i ngjarjes menjëherë e ka alarmuar njësinë zjarrfikëse, e cila ka ardhur me mobilizim të madh në vendngjarje, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Përderisa zjarrfikësit po e shuanin zjarrin nga jashtë, ekipi special ka hyrë brenda në ndërtesë dhe ka zbuluar origjinën e zjarrit. Zjarri është shuar shumë shpejt.

Në ndërtesën e prekur nga zjarri ka banuar një familje katëranëtarëshe. Përderisa bashkëshortja me fëmijët janë larguar në kohën e duhur, bashkëshorti fillimisht është zhdukur. Pak më vonë, zjarrfikësit e kanë gjetur ate pa vetëdije në banesën e djegur.

Bëhet fjalë për një shtetas 41-vjeçar kosovar, i cili ka pësuar djegie të rënda. Me një helikopter emergjent, ai është dërguar në spital. Edhe fqinjët e tjerë kanë arritur të shpëtojnë në kohën e duhur nga zjarri, por një banor është dashur të dërgohet për kontroll në spital, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Zjarri e ka shkatërruar tërësisht banesën e fami8ljes kosovare, ndërsa edhe banesat e katit të njëjtë, nuk janë më të banueshme. Dëmet materiale ende nuk mund të përcaktohen saktësisht, shkaku mbetet i paqartë, ndërsa policia zvicerane i ka filluar hetimet e mëtutjeshme. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...