Tragjedi e rëndë në Gjermani: Një familje e re turke shuhet nga helmimi

Date:

15:40:15                   2018-02-05

 

Në një shtëpi në Esslingen të Gjermanisë, të hënën janë gjetur katër persona të vdekur, të helmuar nga dioksid karboni: Një çift bashkëshortor, që të dy 29-vjeçarë si dhe një djalosh 4-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare. „Dyshojmë në një aksident tragjik“, ka deklaruar të hënën një zëdhënësi i policisë gjermane, njofton Shtegu.com. Nuk ka indikacione se mund të bëhet fjalë për krim apo vetvrasje.

Familjarët kanë dashur ta vizitojnë familjen e re me prejardhje turke në Gjermani, por askush nuk ua ka hapur derën, shkruan „Bild“. Mysafirët përmes xhamit kanë vërejtur trupa të pajetë në brendinë e banesës dhe pak pas orës 12.00 e kanë alarmuar policinë.

Pas hyrjes në banesë është aktivizuar edhe alarmi për rrezik nga dioksid karboni. Ekipi i shpëtimit është futur në banesë me maskat përkatëse dhe i ka hapur dritaret, ndërsa i kanë gjetur edhe katër viktimat. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...