Hajnin e tradhëton fotoja e Muhamed Aliut

Date:

11:14:53                  2018-02-05

 

 

Mënyra më e preferuar për të vjedhur, ka qenë hyrja nëpër kapakun e metaltë të kanalizimit, përmes të cilit futeshin në Këshillin komunal në Bornheim!

Tani, pesë persona të moshës 34 deri 19-vjeçare do të duhet të përgjigjen para Gjykatës rajonale të Bonnit në Gjermani, për shkak të plaçkitjeve të rënda. Që në ditën e parë të gjykimit u bë e qartë se i dyshuar kryesor Amin L. (31) ka pasur një informator të saktë.

E motra e tij ka punuar në Këshillin komunal në Bornheim dhe ajo i ka treguar se në arkën e kryetarit të bashkisë gjenden 4.800 euro. Gjatë përpjekjes së parë për të plaçkitur, më 01 prill të vitit të kaluar, megjithatë hajni mori arkën e gabuar, pasi ajo ka qenë e zbrazët.

Vetëm gjashtë ditë më vonë, arriti të gjejë arkën e duhur, shkruan „Express“, përcjellë Shtegu.com. Sipas akuzës, e motra e Amin L. i ka treguar saktësisht vendndodhjen e arkës, bile edhe dollapin në të cilin ka qenë çelësi i arkës, ia kishte lënë të hapur.

 

 

Gjatë pranimit të veprës, Amini ka mohuar ta ngarkojë të motrën, duke këmbëngulë se ai e ka pasur të qartë se aty mund të ketë pasur të holla. Edhe shtatë veprat e tjera Amini (prind i tre fëmijëve) i ka pranuar.

Për një moment gjykatësi Wolfgang Schmitz-Justen e ka ftuar afër tavolinës së vet, duke i treguar se gjatë veprave të tij, ai ka qenë i vëzhguar nga kamerat e sigurisë. Në disa nga incizimet, ai është identifikuar sipas fanellës së tij me foton e Muhamet Aliut, gjatë një plaçkitje në një furrë buke në Bornheim.

Rasti më tragjik ka qenë i kosovarit të pandehur 19-vjeçar. Në muajin maj të vitit të kaluar ka qenë duke punuar në një furrë në qytetin Bonn dhe me këtë rast, Aminit ia kishte lënë çelësin e furrës dhe kodin e hapjes së arkës. Për këtë veprim, ai është shpërblyer me 500 euro. Para Gjykatës, ai ka pohuar se veprimin e ka kryer për t`i ndihmuar t`ëmës në Kosovë.

Ajo ka qenë në shtrat të vdekjes dhe nuk ka pasur të holla për ta vizituar. Me këto të holla, ai ka mundur të udhëtojë për Kosovë dhe ta vizitojë t`ëmën para se ajo të vdiste në muajin shtatori. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...