Belgët 19 vite të mahnitur nga picat e Edmond Junikut
20:10:10 2018-02-05
Menaxhues i këtij lokali është profesionisti shumë i fortë, Edmond Juniku. Ai ka paralajmëruar që më parë: „Unë jam maniak, gjithçka duhet të jetë shumë pastër, çdo picë të jetë e kontrolluar dhe verifikuar, para se ajo të shërbehet në sallë“.
Një kërkesë e cila mund të dëshmohet në mënyrë të pashmangshme në cilësinë e pjatave të ofruara. E dëshmuar tash e 19 vite të gjata të Picerisë „Doni “ në Andenne të Blegjikës dhe me mysafitë të shumtë besnikë. Projekti për të hapur një piceri, Edmondit i ka hyrë në kokë sapo ka arritur në Belgjikë. Ishte periudha e para njëzet viteve, kur në vendlindjen e tij në Kosovë luftohej, ndërsa Edmondi vendoi t`i bashkohet familjes së vet që jetonte në Belgjikë.
Valixhet i vendosë në Andenne dhe menjëherë aktivizohet për një trajnim njëvjeäar si kuzhinier (Përgatitës i picave). Edmondi tani mund ta hapte restorantin e vet personal, shkruan „L`Avenir“, përcjellë Shtegu.com. Fillimisht u vendos në rrugën „rue du Commerce“, ku lokali gjithnjë stërmbushej me mysafirë e pas tetë vitesh, personeli u zhvendos në të njëjtën rrugë, por në lokal më të madh.
Menjëherë pas kthimit të ditëve të suksesshme, në anën e pasme është ngritur një terracë e pajisur me çadra. Në menynë e tij nuk janë vetëm picat e mrekullueshme, por edhe gatime tjera me brumëra të ndryshme, sallatë dhe sipas sugjerimeve të shefit, kuzhinë klasike italiane. Këtu, të gjitha produktet janë shtëpiake, me prodhime të freskëta, të seleksionuara rigorozisht nga pronari. Bëhet fjalë për 19 vite eksperiencë e jo ndonjë shpifje. (Shtegu.com)