12:16:30 2018-01-21
Për shtetasit zviceranë, tregtia në Gjermani ka përfitim të madh. Por, disa blerësve kjo nuk u mjafton: Ata po marrin të holla nëpër doganat gjermane, të cilat nuk u takojnë. Tani, Gjermania ka paralajmëruar masa për t`i dënuar ata.
Turistët tregtarë zviceranë, në Gjermani kursejnë dyfish: Nga njëra anë duke iu falënderuar çmimeve të ulëta, e nga ana tjetër për shkak të rimbursimit të tatimit gjerman të vlerës së shtuar, e cila arrin vlerën prej 19 për qind. Për të kërkuar këto të holla nëpër shitoret përkatëse, ata duhet të paraqesin një certifikatë të eksportit të vulosur nga dogana.
Por, disa turistë tregtarë nuk kënaqen me kaq: Ata po mbledhin llogari për rimbursim të cilat nuk u takojnë, raporton gazeta „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Për shembull, ata blejnë mallra për miqtë e tyre në Gjermani, i vulosin llogaritë e tregtisë dhe kërkojnë rimbursimin e tatimit, edhe pse me vete nuk e marrin mallin e blerë. Sipas „Blick“, disa të tjerë llogaritë i kërkojnë nëpër mbeturina, në mënyrë që t`i vulosin në doganë.
Deri në fillim të vitit të kaluar, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ndërmarrin asgjë. „Po që se ndokush ka pasur llogari të mallit të blerë, të cilin nuk e ka pasur me vete, ne i kemi lënë të kalojnë“, deklarojnë nga Sindikata gjermane doganore dhe financiare.
Por, ky fenomen mbetet e kaluar. Nga 01 korriku 2017, keqëpërdorimet e tilla kanë mundur të dënohen. Sipas një përfaqësuesi të Departamentit të përgjithshëm doganor në Singen, mbi një mijë zviceranë deri më tani janë paralajëmriar apo dënuar. Dënimet sillen në mes 20 dhe 55 euro. Ai i cili përpiqet të keqpërdorë këtë veprim dhe që ka vlerë prej mbi 275 euro, duhet të llogaritë me kallëzim penal nga Prokuroria gjermane. (Shtegu.com)

