Vazhdon loja juridike zvicerane me fëmijën kosovar
13:40:20 2018-01-21
Një zviceran e ka pranuar atësinë e djalit të një kosovareje nga martesa fiktive. Autoritetet zviceranë dyshojnë në atësinë e tij dhe ai duhet të bëjë testin e ADN-së. Në lojë janë lejeqëndrimi i nënës dhe djalit të saj.
Kërkesa i kishte ardhur të enjten në shtëpi: Një zviceran 66-vjeçar nga Winterthuri do të duhet të paraqitet për test të detyrueshëm të ADN-së pranë Institutit për mjekësi ligjore në Cyrih. Qëlli i Qytetit të Winterthurit është që të vërtetojë nëse zvicerani vërtetë është babai i djaloshit. Po që se nuk është, atij i kërcënohet mosnjohja e atësisë, me pasoja drastike. Fëmija mund të humbë shtetësinë zvicerane, ndërsa nëna e tij kosovare, lejeqëndrimin pas 17 vitesh qëndrim në vend dhe që të dyve u kërcënohet dëbimi nga Zvicra.
Autoritetet zvicerane të migrimit edhe një herë kanë tentuar ta dëbojnë kosovaren 37-vjeçare. Arsyeja qëndron në dyshimin se një banor 29 vite më i vjetër i Winterthurit ka relizuar martesë fiktive, ka konstatuar Gjykata administrative e Cyrihut. Gjithçka filloi në muajin gusht 2009, dy muaj pasi kosovarja ishte pajisur me Vizën C, ajo e filloi procedurën për shkurorëzim. Shtatzane mbeti vetëm pas kësaj „ndarje“; djali i pranuar nga bashkëshorti zviceran fiktiv ka lindur më 18. shtator 2010. Si prind biologjik llogaritet një shtetas kosovar.
Por, Gjykata federale e ka parandaluar dëbimin. Ajo ka argumentuar se nuk mund të dënohet fëmija zviceran për qëndrimin keqpërdorues të s`ëmës me prejardhej të huaj.
Një Gjykatë zvicerane gjatë një viti vendosë për atësinë për rreth 200 raste. Zakonisht, prindërit i drejtohen kësaj gjykate në rastet kur e mohojnë atësinë sa për t`iu shmangur pagesës së alimentacioneve. Rasti në fjalë, sipas ekspertëve ka për qëllim që babai i dyshuar jobiologjik po përpiqet ta njohë atësinë për t`ia rregulluar qëndrimin fëmijës, shkruan „Tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“.
Në muajin shkurt, Gjykata rajonale e Winterthurit ka urdhëruar test të ADN-së. Babai i sëmurë nga kanceri, ka refuzuar të bëjë një test të tillë, ndërsa është dënuar me 200 franga gjobë, për shkak të padëgjueshmërisë qytetare. Gjykata federale në muajin tetor ka vendosur që testi i ADN-së të bëhet për vërtetimin e atësisë biologjike me masa detyrimi, ndoshta edhe me ndihmën e policisë.
Por, a mund dikush tjetër i cili ndoshta nuk është prindi bioligjik të kërkojë njohjen e atësisë? „Në parim, çdo person mund ta njohë një fëmijë pa prind, si të vetin. Ligji nuk parasheh test të ADN-së“, ka pohuar avokatja e 66-vjeçarit, Caterina Nägeli. Po që se testi dëshmon se ai nuk është prind bioligjik, ai do të këmbëngulë edhe më tej ta mbajë atësinë, në interes të familjes.
Në rastin konkret, Gjykata e Winterthurit do të dëshmojë nëse zvicerani ka lidhje të mjaftueshme me fëmijën, në mënyrë që të krijohet një atësi sociale, pasi paraprakisht ai është akuzuar se nuk i përmbushë kërkesat e nevojshme të një prindi.
Nägeli ka kritikuar paraqitjen negative për kilentin e vet. „Mandanti im përkujdeset me angazhim të madh ndaj fëmijës, ai shetitet me te, bën ekskurzione, dali e thërret `baba`, ai nuk njehë tjetër“, ka pohuar Nägeli. Autoritetet asnjëherë nuk e kanë pyetur fëmijën për lidhjen me t`atin dhe asnjëherë nuk i kanë vizituar që në vend të bëjnë një pasqyrë. Një personit të ndarë nuk duhet t`i mohohet atësia edhe përkundër faktit se ai fëmijën e viziton vetëm dy herë në javë. Ndërsa, për shkak të sëmundjes së tij, ai nuk është në gjendje t`i paguajë alimentacione në shumë prej 100 frangash në muaj.
Për avokaten është e qartë: „Ky veprim është në kundërshtim me mirëqenien e fëmijës, t`i ndërpritet marrëdhënia me babain, t`i hiqet shtetësia dhe së bashku me t`ëmën të dëbohet nga Zvicra“. Fëmija është socializuar në Zvicër, është integruar dhe këtu ka shokët e vet. (Shtegu.com)