Gjermania dhe Austria mezi se e ndalin kosovarin me veturë të vjedhur

46 Lexime

11:21:50           2018-01-21

 

Një kosovar 37-vjeçar, i cili të premten në Regau të Austrisë ka vjedhur një veturë, ka kaluar kufirin e Germanisë dhe në Bavari ka shkaktuar rrëmujë të vërtetë. Ai ka tentuar që të arratiset në këmbë, por pak më vonë është arrestuar, deklarojnë nga policia e Bavarisë së Sipërme Jugore.

Ai ia kishte vjedhur një 70-vjeçari veturën në një vendparkim në Regau. Policia menjëherë e ka filluar ndjekjen, përderisa kosovari ka drejtuar veturën me 220 km/h, në drejtim të Bavarisë. Pasi ai nuk ka mundur të ndalohet nga policët austriakë, ata i informuan kolegët e tyre gjermanë, të cilët organizuan një ndjekje të madhe, shkruan „Nachrichten“, përcjellë Shtegu.com. Në Frasdorf të Bavarisë, kosovari më në fund e humbë kontrollin mbi veturën e vjedhur. Gjatë kësaj, ai ka goditur dy vetura të tjera, me ç` rast janë dëmtuar rëndë veturën e tij dhe një tjetër. Për fat të mirë, nuk ka pasur persona të lënduar.

Kosovari ka dalë jashtë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në këmbë në drejtim të një vendbanimi nëpër autostradë. Pak më vonë, atij i është afruar një patrullë policore dhe është arrestuar pa ndonjë rezistencë.

Autoritetet austriake kanë parashtruar kërkesë tek autoritetet përkatëse gjermane në Mynih, për ekstradim të kosovarit. Sipas policisë gjermane, kosovari dyshohet se ka kryer edhe vepra të tjera penale. (Shtegu.com)