Edhe Belgjika e gatshme ti dëbojë refugjatët shqiptarë të integruar

Date:

16:46:44                2018-01-18

 

 

 

Të enjten e kaluar, policia belge ka dërguar një familje shqiptare me tre fëmijë nga Audenarde (Flandre-Orientale), në një hapësirë të mbyllur, me qëllim që ta dëbojë në drejtim të Shqipërisë, kanë shkruar gjatë të premtes gazetat belge „De Morgen“ dhe „Het Laatste Nieuës“. „Jo humane“, ka kritikuar deputetja flamane dhe këshilltare komunale në Audenarde, Elisabeth Meuleman (Groen).

 

„Familja shqiptare e përbërë nga babai, nëna dhe tre fëmijët 3, 9 dhe 11-vjeçarë, në muajin gusht të vitit të kaluar kanës mësuar se kërkesa e tyre për azil në Blegjikë iu ishte refuzuar“, spjegon avokati i familjes Bertrand Vreyens, përcjellë Shtegu.com. Më pas, ajo ka pranuar urdhërin që sa më parë të largohet nga territori belg, të cilin e ka dërguar në apel. Aktgjykimi nuk është marrë ende, ndërsa kleintët e tij janë arrestuar, ka shtuar avokati.

Banorët e lagjes ku ka jetuar familja, si dhe personeli shkollor në të cilën kanë mësuar fëmijët, janë befasuar. „Familja këtu ka jetuar tetë vite dhe ka qenë e interguar në mënyrë të përsosur në fshat dhe në jetën shoqërore“, ka pohuar drejtorja e shkollës Katrien De Smet.

 

Deputetja flamane Groen Elisabeth Meuleman, rastin e ka kualifikuar si jonjerëzor dhe e ka sfiduar në Parlamentin flaman ministrin Hilde Crevits (CD&V), lidhur me këtë çështje. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...