Të presësh në ankth, situata e familjes shqiptare shqetëson gjermanët

Date:

15:10:18                 2018-01-18

 

 

 

Një familje shqiptare katërantarëshe parashihet të dëbohet nga Gjermania, por rezistenca nuk mungon.

Dëbimi i kësaj familje mund të pasojë në çdo moment. Kjo fjali e shkurtër, e shkruar në fund të letrës, është shndërruar si në një shkëmb mbi kurriz të familjes. Këtë mesazh të autoriteteve gjermane për të huajt, familja shqiptare Sakollari e ka pranuar më 04 janar të këtij viti. Zëri i nënës Matilda dridhet pasi fillon të rrëfejë. Ajo me familjen e saj, që dy vite e gjysmë jeton në Gjermani e gjithashtu edhe djali i saj Henry ka lindur në Drezden në vitin 2016. Bashkëshorti Artani, është nga mesi i trajnimit për higjienë. Por, në fillim të vitit pasoi dëshpërmimi madh. Leja e qëndrimit nuk është vazhduar. „Ju jeni të detyruar të largoheni nga vendi“, shkruhet në fund të letrës të autoriteteve për të huajt.

Në vitin 2015, familja shqiptare ishte arratisur nga vendlindja e tyre në Berat të Shqipërisë. „Atje nuk kishim asgjë, as punë e as banesë“, rrëfen Matilda Sakollari për „sz-online“, përcjellë Shtegu.com. Gjatë lindjes së djalit të madh Leo, kujdesi mjekësor ka munguar për familjen. „Nuk pamë më perspektivë“, vazhdon më tej 30-vjeçarja. Përmes Hamburgut dhe Schneeberg, familja u vendos në Drezden. Pas tre muajsh në një qendër strehimore, ata u zhvendosën në banesë. Pranë Departamnentit gjerman për Migrim dhe Refugjatë (BAMF), familja parashtroi kërkesë për azil. Ajo u refuzua pa ndonjë arsyetim. Por, pasi nëna Matilda ishte shtatzanë me fëmijën e dytë, familjes iu prolongua lejeqëndrimi. Ky lejeqëndrim rregullisht i ishte vazhduar, deri në këto ditë.

Edhe ate, përkundër faktit se babai Artani është duke vijuar trajnimin prej nga edhe fiton të holla. Pas përfundimit, atij i është premtuar kontratë e plotë e punës. „Zotëri Sakollari flet rrjedhshëm gjermanisht dhe është mirë i integruar këtu“, pohon shefi i tij Mario Mühle, udhëhehqës në kompaninë Piepenbrock. „Artani është shumë i zellshëm, për çdo mëngjes zgjohet në ora 03.00 dhe shkon në punë“, rrëfen gjithashtu edhe Paula Peschel, një mikeshë e familjes, e cila i ka ndihmuar në korrespondencën me autoritetet. Para së gjithash, ajo brengoset për fëmijët. Henry do ti mbushë tani dy vite, ndërsa djali i madh Leo, është duke vijuar mësimin në shkollën në Jägerpark.

Autoritetet për të huajt janë përgjegjës për rastin, por nuk duan të pronocohen: „Për shkak të mbrojtjes të të dhënave, ne nuk mund t`ju përgjigjemi. Posedimi i një dëshmie për kontratë trajnimi është një parakusht për lejeqëndrimin“, thonë nga atje. Sipas autoriteteve për të huajt, personat nga Shqipëria kanë gjasa të njëjta sikurse edhe ata nga vendet e treta. Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, por vetëm kandidat për anëtarësim që nga viti 2014. Në tre vitet e kaluara, nga Drezdeni për në Shqipëri janë dëbuar vetëm tre persona, në mesin e të cilëve asnjë familje.

Gjasat për familjen Sakollari duket se janë shtuar sadopak. pasi Këshilli për refugjatë e ka parashtruar kërkesën e familjes tek Komisioni për raste të rënda, njofton zëdhënësi Mark Gärtner. Dëbimi për momentin është prolonguar për në muajin shkurt. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...