Zonjës 60 vjeçare Ademi i mohohet e drejta e martesës me një tridhjetëvjeçar
18:55:59 2018-01-18
Që nga fejesa që e kishte realizuar para një viti me një shtetas maroken, zonja Ademi është duke i bërë të gjitha përpjekjet për dashurinë e saj nga Maroko. Tani, ajo ka pranuar një shkrim nga Zyra zvicerane e gjendjes civile se ajo po përgatitë një martesë fiktive.
„Si mund të ndodhë kjo“, mendoi vetmëvete gjashtëdhjetëvjeçarja Ruth Ademi, kur para pak kohësh pranoi një letër nga Zyra zvicerane e gjendjes civile në Rheintal: Kërkesa e saj për një certifikatë martesore i ishte refuzuar. Sipas gjithë kësaj, ajo nuk do të guxojë të martohet me dashurinë e saj në Maroko, 30-vjeçarin Youness. Ky vendim ia ka thyer zemrën zonjës Ademi: „Nuk duam martesë fiktive – ne vërtetë duhemi nga thellësia e zemrës“.
Që para ndarjes së saj me bashkëshortin e tretë, Ruth ka marrë kontakt përmes internetit me Younessin. Pas ndarjes, kontaktet janë shpeshtuar, ndërsa në vjeshtë të vitit 2016, ajo e vizitoi dashurinë e saj në vendlindje, në Maroko.
Ka qenë dashuri në shikim të parë, shkruan „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. Në Maroko u regjistruan menjëherë e tani mbetet të martohen në Zvicër. Atje, për hir të prindërve të marokenit, janë martuar menjëherë, për të mos dyshuar se bëhet fjalë vetëm sa për sy e faqe. „Nuk e kuptoj përse shteti po na e mohon dashurinë tonë“, habitet zonja Ademi.
Arsyetimi i zyrës duket paksa i pakuptueshëm duke u bazuar në mosnjohurinë e gjuhëve përkatëse të çifit. Ndrësa, njëra ndër arsyet është edhe diferenca e madhe në mes të çifit. Sa u përket të hollave, Ruth është e sigurt se Youness nuk e ka atë qëllim pasi e ka testuar në disa raste. „Unë vërtetë nuk po e kuptoj përse shteti na e mohon mundësinë për të qenë të lumtur“, pohon më tej zonja Ademi me lot në sy. Por, nuk e ka ndërmend të dorëzohet: „Do të luftoj edhe më tej për jetën time“, ka përfunduar Ruth Ademi, me ankesën në dorë që ua ka përgatitur autoriteteve përkatëse. (Shtegu.com/ankef)