22:13:35 2018-01-17
Një hetim gjyqësor është hapur të mërkurën e kaluar në Lyon të Francës, me rastin e vdekjes së gjashtë legjionarëve nga një ortek bore, gjatë ushtrimeve në Valfréjus (Savoie) në vitin 2016, raporton Agjencia telegrafike franceze e lajmeve „Agence France-Presse“, duke iu referuar një burimi të afërt.
Më 18 janar të vitit 2016, 51 ushtarë të regjimentit të dytë të të huajve në Saint-Christol (Vaucluse) po merrnin pjesë në një ekskurzion të skive në kampin ushtarak malor. Ushtarët pothuajse kishin arritur në cakun e duhur, kur papritmas i mbulon një ortek dëbore.
Orteku i kishte mbuluar 18 persona, ndërsa gjashtë prej tyre nuk kanë mbijetuar, në mesin e të cilëve, një shqiptar 22-vjeçar (Denis Halilaj nga Dibra, sipas një artikulli të mëparshëm të gazetës Panorama), përcjellë Shtegu.com.
Me këtë rast, prokurori i Albertville ka hapur hetim gjyqësor. Tragjedia ndodhi kur rreshje të shumta dhe era e fortë kanë grumbulluar një sasi të dëborës, që më pas të shndërrohej në ortek vdekjeprurës. Shumica e profesionistëve ishin përcaktuar për këtë itinerar. (Shtegu.com)

