Plaçkiste në Gjermani me urdhëra të nënës që parashikonte në filxhan të kafes nga Shqipëria
20:44:48 2018-01-17
Nëna e autorit kryesor të dyshuar, është fallxhore aktive në Shqipëri. Pjesën më të madhe të „gjahut“ ai e ka dërguar për të varfërit në vendlindje.
Nga fundi i mujait maj dhe fillimi i qershorit të vitit të kaluar, policia gjermane kishte regjistruar shtim të numrit të plaçkitjeve në rrethinën e Siegenit, para së gjithash të shtëpive të më të moshuarve. Policia kishte marrë një informatë nga hetuesit për lëndë narkotike, se dy persona mund të jenë autorët e veprave. Tani e disa ditë më herët, para Gjykatës gjermane në Siegen është duke u mbajtur seancë gjyqësore ndaj dy të dyshuarve dhe katër personave të tjerë, për krim të organizuar.
Njëri nga ta ishte arrestuar që në muajin mars kur ishte hetuar së bashku me dy të akuzarit e tjerë, në afërsi të vendngjarjs, shkruan „Waz“, përcjellë Shtegu.com. Në këtë rast, plaçkitja kishte dështuar pasi pronarja e shtëpisë i ka hetuar ata. Në bodrumin e tij, policia ka gjetur një depo të konsiderueshëm me mallra të vjedhur.
Që nga fundi i muajit maj, banesa e të akuzuarit është përcjellur me kamera, ndërsa janë përgjuar edhe telefonatat. Sikurse kanë deklaruar të dyshuarit, edhe hetuesit kanë pohuar se plaçkitjet jënë kryer në mënyrë kaotike. Nga përgjimet e shumta është konstatuar se shqiptari kryesor i dyshuar, para se të vepronte, ka pyetur nënën e tij fallxhore.
Gjatë vrojtimit të filxhanit të kafes, ajo në të shumtën e rasteve i ka dhënë dritë jeshile për të plaçkitur, ndërsa vetëm disa herë e ka ndalur të veprojë. I pandehuri të hollat ia ka dërguar nënës, e cila shpeshëherë ia kishte kërkuar ato. Sidomos thirrjet e nënës kanë qenë të shpeshtuara kur ai plaçkiste stoli në një qendër tregtare të Kreuztalit.
Fillimisht ishte akuzuar edhe kunati i tij, i cili aktualisht gjendet në Shqipëri. Atij i ishte besuar transporti i mallit të plaçkitur për në Sqhipëri. Por, i akuzuari nuk i kishte besuar edhe aq shumë, gjë që dëshmohet nga përgjimet telefonike. (Shtegu.com)