Nëntë vite burg kosovarit që plagosi rëndë marokenin

Date:

21:55:32                   2018-01-15

 

Më tepër se një vit pas të shtënave me armë në qendrën e qytetit në Offenbach të Gjermanisë, një kosovar 48-vjeçar është dënuar me nëntë vitë burg për përpjekje për vrasje. Ai e ka plagosur rëndë një shtetas 38-vjeçar maroken.

„I pandehuri ka shtënë aq shumë deri sa e ka qëlluar viktimën“, ka njoftuar gjykatësi gjerman nga Gjykata e Darmstadtit, me rastin e shqiptimit të vendimit gjyqësor gjatë ditës së hënë. Të shtënat janë realizuar pasditen e 29 dhjetorit 2016, para qendrës tregtare „KOMM“ në Offenbach.

Banori i Offenbachut me prekardhje kosovare, viktimën marokene e ka goditur me një plumb në bark. Atëbotë, ai e plagosi rëndë viktimën dhe më pas iu dorëzua policisë.
Përmes përgjimeve telefonike, Gjykata e ka rikonstruar rastin në fjalë, shkruan „Hessenschau“, përcjellë Shtegu.com. I pandehuri dhe i plagosuri, një ditë më parë ishin zënë fizikisht për shkak të një borxhi të lojërave të fatit, në një shumë prej 5.000 deri 6.000 euro, me ç`rast kosovari pëson disfatë.

Tre të shtënat me armë, Gjykata i ka vlerësuar si përpjekje për vrasje. Me këtë vendim, ajo e ka përkrahur kërkesën e prokurorit. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar që rasti të vlerësohet si „shkaktim i lëndimeve të rënda trupore“ dhe më së shumti tre vite burg. Avokati i kosovarit ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...