LAJM I FUNDIT: Ngritet akuzë në rastin e shqiptarit 19-vjeçar që u vra me çekan dhe u hodhë në liqe

Date:

20:14:05               2018-01-15

 

 

Ndaj një banori 46-vjeçar nga Göppingeni i Gjermanisë është ngritur akuzë për veprën penale, vrasje. Dyshohet se ai e ka vrarë një shqiptar 19-vjeçar në Gjermani.

Prokuroria në Ulm, ndaj një banori të Göppingenit ka ngritur akuzë për veprën penale, vrasje. Ai akuzohet se nga fundi i muajit maj të vitit të kaluar ka vrarë një shqiptar 19-vjeçar dhe kufomën e tij e ka hedhur në liqenin e peshkimit në Erbach.

Hetimet kanë dëshmuar se shqiptari 19-vjeçar është vrarë me disa goditje me çekan në kokë, thuhet në një konferencë për shtyp të policisë gjermane, përcjellë Shtegu.com. Prokuroria dyshon se në vrasje ka qenë i përfshirë edhe një autor tjetër, i cili deri më tani ende nuk është arrestuar.

Sa i përket vrasjes, dyshohet se është vazhdimësi e një gjakmarrje, e cila fillimet i ka në vitin 2000, pas kryerjes së një vrasje tjetër në Shqipëri. Viktima 19-vjeçare ka qenë nipi i autorit të atëhershëm.

Autori i dyshuar 46-vjeçar i krimit e mohon veprën. Që nga fundi i muajit qershor të vitit të kaluar, ai gjendet në burgim hetues. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...