18:18:16 2018-01-10
Shefi kosovar i një kompanie të patundshmërive në Hergiswil të Zvicrës, mbetet edhe më tej në burgun zviceran. Nga fundi i muajit qershor të vitit 2017 ai u arrestua, pasi nga vendlindja e tij në Kosovë akuzohej për vrasje.
Tashmë mbi gjashtë muaj ai është duke vuajtur burgun, për momentin në burgun e Lenzburgut. Arsyeja: Përkundër kërkesës zyrtare shtetërore për ektradim të Kosovës, shefi kosovar refuzon të udhëtojë për në Kosovë dhe tu dorëzohet autoriteteve kosovare, shkruan „Luzerner Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Javën e kaluar, Departamenti zviceran i Drejtësisë dhe Policisë ka bërë me dije se Gjykata federale penale zvicerane në Bellinzona ka shqiptuar një tjetër vendim. Në vendimin e saj të datës 22 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata në fjalë e ka përkrahur vendimin e Ministrisë zvicerane të Drejtësisë nga Berna, duke e vlerësuar ekstradimin si të ligjshëm. Por, ky vendim ende nuk është i plotëfuqishëm. I prekuri nga ky rast ka të drejtë të ankohet në instancën e fundit pranë Gjykatës federale zvicerane në Lozanë. (Shtegu.com)

