Përdhunon plakën 82-vjeçare gjermane, skizofreni nga Maqedonia i infektuar me HIV para Gjykatës gjermane

Date:

22:00:59               2018-01-09

 

 

 

 

Ka qenë pothujase e padurueshme akuza e Gjykatës së Hamburgut në Gjermani, kur prokurori e lexoi gjatë të martës: Njëzetenëntëvjeçari Xhengis D. dyshohet se verën e kaluar e ka dhunuar pesë herë një plakë 82-vjeçare gjermane. Gati për një orë të plotë, plaka e gjorë ka qenë nën mëshirën e shtetasit maqedonas, i cili ka ushtruar një torturë të vërtetë mbi te. Tani, ai do të përgjigjet para Gjykatës në Hamburg.

 

Më 08 korrik, kur i gjithë qyteti kishte sytë nga Samiti G20, dyshohet se Xhengisi ka hyrë nga ballkoni në banesën e të moshuarës në Wilhelmsburg. Pasi viktima e tij mbrohej nga sulmi, ai e rrëzon plakën në dysheme dhe ia mbyllë gojën. Aty e përdhunoi një herë, por nuk i mjaftoi me kaq.

 

Xhengisi vazhdoi edhe mëtutje me përdhunimet në karrige, në divan, në tualet dhe në dhomën e gjumit. Plaka e mjerë pësoi plagë nëpër gjithë trupin. Më në fund, Xhengisi kërkoi të holla, duke ia marrë protofolin të moshuarës dhe largohet nga banesa, shkruan „MoPo“, përcjellë Shtegu.com. Ai dyshohet se është i infektuar me HIV-pozitiv. Për këtë, viktima ka pësuar profilaksinë e HIV-it, por nuk është infektuar me të.

 

Megjithatë, dhembjet shpirtërore edhe më tej janë të pranishme. „Klienti im është tronditur rëndë nga akti“, ka pohuar avokatja gjermane Angela Krützfeldt. „Më parë, ajo ishte e dashuruar, ndërsa tani frikësohet për çdo gjë. Sapo të dënohet torturuesi i saj, ajo do të fillojë me terapi, për ta tejkaluar traumën“.

 

Vazhdimi i procesit gjyqësor është paraparë më 16 janar 2018. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...