Kunati nga Franca fajëson policinë për vrasjen e dyfishtë në Zvicër

50 Lexime

10:12:27                   2018-01-10

 

 

„Përse policia nuk reagoi më herët“, shtron pyetjen Kreshnik G. 37-vjeçar. Ai është kunat i viktimave Alma B. (38) dhe Ilda F. (31) dhe për vrasjen e tyre fajëson edhe autoritetet zvicerane

 

Që të dyja kanë qenë të mrekullueshme. Bionde. Tërheqëse. Dy femra të bukura përplot me motiv për jetë. Por, gjithçka përfundoi kur kosovari R. B. (54), dyshohet se vrau bashkëshorten e vet Alma (38) dhe kunatën Ilda (31) e cila ka qenë për vizitë tek e motra. Sipas televizionit „Tele M1“, krimi është kryer me një thikë kuzhine.

 

Familja e grave të vdekura e kanë lexuar lajmin nga gazeta „Blick“. Motra e tretë, Rozmarina (35) dhe bashkëshorti i saj Kreshnik G. (37) jetojnë në Francë, por kanë vendbanimin edhe në Itali. „Menjëherë kemi hipur në veturë dhe jemi nisur për Zvicër“, pohon Kreshniku, duke shtuar se: „Ende nuk kemi biseduar me policinë. Por për mua, autoritetet zvicerane janë bashkpjesëmarrës në vdekjen e kunatave të mia“.

 

Tash e 18 vite Alma me R. B. kanë bashkjetuar, periudhë prej së cilës më tepër në Zvicrën gjermane. Gjatë kësaj kohe, lindën tre fëmijë, dy vajza (16 dhe 7) dhe një djalë(14). „Burri e ka rrahur shpeshëherë për spital, e ka penguar, e ka mbyllur dhe nuk e ka lejuar ta mësojë gjuhën gjermane“, vazhdon Kreshniku. „Gjithnjë i kemi thënë që ajo ta braktisë përfundimisht, por Alma nuk e bëri këtë“.

 

 

Vetëm dy herë ajo ka guxuar ta denoncojë torturuesin: „Herën e parë para një viti dhe herën e dytë para pesë muajsh. Por, policia zvicerane e kishte lënë gjithnjë të lirë R.B.“. Gjatë ndërrimit të motmoteve, motra më e re Ilda F. vjen për vizitë tek e motra. Ajo jetonte në Francën jugore, punonte në kafene dhe ishte ende beqare, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Shumë ishte gëzuar që do ta priste Vitin e Ri në Zvicër. Kreshnik G. ia kishte huazuar një golf me ngjyrë argjendi dhe autotarga të Italisë.

 

„Vetëm para dy ditësh telefonuam em Ildën. Që të dyja po kalonin mirë“, thotë Kreshniku. Më pas, shpërthen zemërimi i kosovarit dhe i vret ato. „Ishin gra të ndershme dhe të bukura, përse duhet të vdisnin?! Policia sigurisht se e ka ditur se çfarë personi është ai“. Prokurori i Aargaut për momentin nuk do të prononcohet rreth akuzave të kunatit. Ai e ka konfirmuar vdekjen e bashkëshortes, por e heshtë identitetin e viktimës së dytë. Gjatë krimit mbi dy viktimat, fëmijët kanë qenë në shkollë. (Shtegu.com)