Trembëdhjetë mijë turistë të bllokuar në Zermatt të Zvicrës

Date:

21:17:51                      2018-01-09

 

 

 

Vendbanimi turistik Zermatt në Zvicër, është izoluar nga bota, pasi rrugët janë të pakalueshme dhe të mbuluar me dëborë. Në brendinë e tij janë bllokuar edhe shumë persona. Por, çfarë ndodhë me mysafirët të cilët janë bllokuar nëpër hotele dhe të cilët nuk kanë më mundësi të paguajnë?

 

Kaos i rrallë në Zermatt të Valisit në Zvicër, pasi është izoluar nga bota. Në te as nuk mund të hyhet e as të dilet. Për shkak të rrezikut të ortekëve të borës, paralajëmrimi i rrezikut është ngritur në shkallën 5. Në këtë vend turistik janë bllokuar 13 mijë turistë. Për momentin nuk ka probleme me infrastrukturë e as me artikuj ushqimorë, ka siguruar përmes një deklarate për „Blick“ kryetari i Shoqatës hotelierike për Zermatt, përcjellë Shtegu.com.

 

 

Por, sigurimet zvicerane janë të përgatitura edhe në këto raste: „Po të pengohen mysafirët nga bllokimi i ndonjë rruge, ne i marrim përsipër shpenzimet për vazhdimin e qëndrimit dhe shpenzimet e tjera, në një shumë prej gjithsej një mijë franga zvicerane“, ka pohuar David Schaffner nga sigurimi i udhëtimeve „Zurich“. Kjo vlen për personat me mbrojtje të sigurimit të udhëtimeve.

 

Sigurimi gjithashtu i merr shpenzimet e plota të hotelit, të cilin e keni rezervuar dhe në të cilin nuk mund të futeni. Për ata të cilët nuk kanë mundësi të kthehen në vendin e punës, Schaffner deklaron: „Turistët me një marrëveshje pune dhe kushte zvicerane, kohën e humbur duhet ta llogaritin me kompensimin e pushimit të ardhshëm. Por, nëse sipërmarrjet duan të tregohen të sjellshme, ata edhe mund t`ua dhurojnë punëtorëve kohën e humbur“.

 

Përndryshe, brenda ditës janë organizuar fluturime me helikopterë për ata të cilët medoemos është dashur të largohen nga Zermatti. Numri i tyre është aq i madh, sa që ka shkaktuar edhe pak nervozizëm tek turistët, që të përngjan në evakuimin e anijes së Titanikut. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...