E pazakonshme: Piloti gjerman humbë jetën nga avioni që do ta drejtonte

Date:

19:51:37                  2018-01-07

 

Një pilot gjerman ka gjetur vdekjen gjatë kësaj jave në aeroportin finlandez në Kittilä, pasi dera e avionit ishte hapur parpitmas dhe e kishte goditur ate. Një lajm të tillë e ka publikuar faqja „Aero Telegraph“, përcjellë Shtegu.com.

Sipas mediave finlandeze, piloti 50-vjeçar gjerman, ka qenë duke iu afruar avionit të llojit „Gulfstream“, me të cilin është dashur të fluturojë. Papritmas hapet dera e avionit dhe e godetë pilotin nga sipër. Ai ndërron jetë në vendin e ngjarjes edhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta reanimuar.

Autoritetet finlandeze kanë filluar hetimet e menjëhershme, por për momentin nuk dyshojnë në ndonjë krim të mundshëm. Avioni i regjistruar në Austri është dashur të fluturojë për në Yekaterinburg të Rusisë. Mbetet i paqartë qëllimi i udhëtimit. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...