Aksident i rëndë në tunelin austriak, katër persona në gjendje të rëndë

45 Lexime

20:44:36            2018-01-07

 

 

Pasditen e së dielës, në tunelin austriak Arlbergtunnel është shkaktuar një aksident i rëndë, me ç`rast plagë të rënda kanë pasuar katër persona. Një zëdhënës i policisë austriake ka deklaruar për „OE24“ se në aksident janë lënduar gjithsej njëmbëdhjetë persona, prej të cilëve gjashtë nga Zvicra, përcjellë Shtegu.com. Dy persona kanë qenë të ngujuar në veturë dhe është dashur të lirohen nga ekipet e shpëtimit. Tuneli ka qenë i bllokuar në të dy drejtimet për dy orë e gjysmë.

 

Zëdhënësi ka thënë mëtutje se në tunel janë përplasur dy vetura zvicerane, një gjermane dhe një nga Britania e Madhe. Sa ju përket veturave zvicerane, bëhet fjalë për një Range Rover të zi, me autotarga të St. Gallenit dhe një Seat Leon i bardhë me autotarga të Thurgaut. Informata më të hollësishme për momentin nuk mund të jepen.

 

Katër të lënduarit rëndë me helikopter janë dërguar në spital, ndërsa të lënduarit e tjerë janë dërguar në spitalet në Innsbruck, Zams, Bludenz dhe Feldkirch.

 

Aksidenti është shkaktuar rreth orës 14.00. (Shtegu.com)