Humanisti gjerman i hapë fermë bujqësore familjes nga Shqipëria

68 Lexime

19:10:31             2018-01-07

 

 

 

Pas dy vite e gjysmë qëndrimi në Gjermani, Agron dhe Liri Leka me tre fëmijët e tyre (vajza 9-vjeçare Drita dhe djemtë Mehmeti 8-, dhe Rigelsi një vjeç e gjysmë) sërish janë larguar nga Gjermania, pasi kishin parashtruar kërkesë për azil. Qyteza gjermane Schloss Holte-Stukenbrocker është shprehur e gatshme t`i ndihmojë familjes që në vendlidnje të rifillojë një jetë të re.

 

Pak para festave të fundvitit, familja Leka është kthyer në Shqipëri. Sipas asaj që kishte paralajmëruar gazeta gjermane „Neue Westfäliche“, prindërit Agron dhe Liri Leka kanë vendosur që me tre fëmijët e tyre të fillojnë një jetë të re në vendlindjen e tyre në Lutjne. Edhe pse nuk kishin perspektivë për të qëndruar në Schloss Holte-Stukenbrock, qyteza gjermane vazhdon tu dalë në ndihmë edhe më tej.

 

Stephen Adeoye spjegon për bisedat me familjen Leka, tregon fotot gjatë ndarjes në aeroportin e Frankfurtit dhe spjegon se ka për qëllim t`i ndihmojë familjes së re shqiptare, për të ndërtuar një fermë të vogël bujqësore.

 

Familja shqiptare në vendlindje

 

Stepheni shpeshëherë ka qenë i mobilizuar për tu ndihmuar refugjatëve në këtë qytezë. Ai është mësues i gjuhës dhe themelues i qendrës së trajnimit dhe këshillimit „Ardhmëri për jetë“, e cila përkujdeset për personat e arratisur dhe me prejardhje migrimi.

 

Agroni 33-vjeçar asnjëherë nuk ka mundur ta kuptojë faktin përse nuk mund të punojë në Gjermani, përkundër faktit se personalisht e kishte gjetur një punë, ka rrëfyer në muajin dhjetor, përcjellë Shtegu.com. Papunësia dhe monotonia pa punë e kanë detyruar bashkëshorten e tij katër vite më të re që të kthehej në vendlindje, edhe pse atje nuk ka perspektivë që së paku të gjejë ndonjë punë.

 

Familjen shqiptare Stepheni e ka njoftuar në shkollë, në të cilën kanë mësuar Drita dhe vajza e tij. Perspektivë për të qëndruar në Gjermani nuk kanë shtetasit e Shqipërisë, Kosovës dhe shteteve të tjerë ballkanikë. Qëllimi i familjes Leka tani është që në një tokë prej dy hektarësh të ndërtojnë një fermë të vogël bujqësore. Aty është paraparë që të mbillen perime bio: Patate, karrota, tranguj dhe domate, të cilat do të mund të shiten edhe në Gjermani.

 

Familja shqiptare duke u larguar nga Gjermania

 

Për këtë qëllim, familjes i nevojitet përkrahja e profesionistëve gjermanë, të cilët familjen Leka do të duhet ta mësojnë gjithçka lidhur me prodhimet bujqësore bio. Stepheni është i mendimit se një kredi e vogël prej nga një mijë euro në muaj, do t`i ndihmonte familjes për fillimin e ri, duke përfshirë këtu edhe qeranë dhe të holla për trajnim për fëmijët më të moshuar.

 

Familja Leka ende është duke jetuar së bashku në shtëpinë e prindërve të Agimit, në një dhomë të vetme. Familja shqiptare ka pranuar vetëm 250 euro gjatë kthimit në vendlindje, me të cilat do të kalojë disi për një muaj. Përkrahje tjetër do të ketë edhe nga donatorët gjermanë për të cilët është duke u përkujdesur Stepheni. (Shtegu.com)