Zhduket djali i artistes nga Maqedonia, policia gjermane në kërkim

Date:

11:58:32                2018-01-07

 

 

Djali i aktores maqedonase Elizabeta Kochovska e cila jeton dhe punon në Gjermani është zhdukur. Policia gjermane është në kërkim të informatave.

 

Policia e Kölnit është në kërkim të 16-vjeçarit Gabriel E. nga Zollstocku i Gjermanisë. Djaloshi ri është zhdukur nga mesdita e së martës (2 janar). Policia kërkon informata nga dëshmitarë, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Djaloshi e ka lëshuar banesën e prindërve rreth orës 14.00 dhe që atëherë nuk është parë më. Kërkimi i deritanishëm me ç`rast është mobilizuar edhe një qen policor, ka qenë i pasuksesshëm. Nuk përjashtohet mundësia për rrezik të vetvrasjes.

 

I zhdukuri është 1,75 metra i gjatë, me flokë të shkurtër, bjonde të errëta dhe mban një palë syze. Në kohën që është zhdukur, ai ka pasur të veshur një xhaketë me kaçketë ngjyrë blu, pantallona ngjyrë gri, këpucë ngjyrë kafe dhe doreza të zeza.

 

Informatat mund të jepen në Komisariatin gjerman 62, të policisë së Kölnit apo edhe të kontaktohet numri emergjent kujdestar 110. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...