Kur të zë gjumi me cigare të ndezur në gojë !
17:06:05 2018-01-06
Një rast i pazakanoshëm ka ndodhur në Potsdam: Një shtetase 50-vjeçare gjermane ka fjetur me cigaren e ndezur në gojë. Pas kësaj, ajo është gjendur sërish në spital. Natën e së shtunës, e dëmtuara e ka ndezur një cigare përderisa ka qenë e shtrirë në krevat, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Por, duhanpirësja e ka harruar cigaren e ndezur dhe në ndërkohë e ka zënë gjumi, duke pësuar djegie të dukshme në fytyrë.
Ekipi i shpëtimit e ka dërguar në spitalin e Berlinit, në një repart të spezializuar kundër djegies. Rastin e ka paraqitur një fqinj i saj, rreth orës 02.00, ndërsa në vendngjarje kanë ardhur 15 zjarrfikës dhe infermierë. Zjarrfikësit janë „zhgënjyer“ nga pamja, pasi kanë menduar se bëhet fjalë për ndonjë zjarr të madh në banesë. (Shtegu.com)