14:35:36 2017-12-20
Kjo dëftesë daton nga viti shkollor 1944/45 respektivisht viti i parë shkollor në Maqedoni dhe ish Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore. Dëftesa është dhënë në shkollën fillore “Liria” në Shkup. Nuk kemi nevojë të bëjmë shumë sqarime, sepse siç e shihni edhe vetë, dëftesa është dhënë në dy gjuhë edhe atë në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Kjo është dëshmi se atë kohë gjuha shqipe në dokumentet që u jepeshin qytetarëve shqiptarë është përdorur para maqedonishtes.
Është ky një nivel i përdorimit të shqipes, që as nuk mund të ëndërrohet në ditë të sotshme, kur në Maqedoni kemi në pushtet shumë shqiptarë “patriotë dhe veprimtarë” të çështjes kombëtare.
Dhe në fund të tekstit parashtrohet pyetja: Athua Ali Ahmeti e prishi Jugosllavinë për shkak se gjuha shqipe përdorej para maqedonishtes? Duket si pyetje me shaka në shikim të parë, por nëse e analizojmë se në çfarë niveli e ka “zyrtarizuar” BDI-ja gjuhën shqipe për 15 vite, pyetja duket më se serioze! (Gazeta Lajm)

