Vrasësit 60-vjeçar kosovar nga Zvicra i kërcënohen 18 vite burgim

59 Lexime

14:17:51                2017-12-20

 

 

 

Prokuroria e St. Gallenit në Zvicër do ta padisë një kosovar 60-vjeçar për vrasje, duke kërkuar 18 vite burgim. Ai akuzohet se në maj të vitit të kaluar ka vrarë një bashkëkombas të vetin.

 

Autori i dyshuar 60-vjeçar i vrasjes, më 9 qershor 2016 është arrestuar në Sirnach, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Që atëherë ai gjendet në paraburgim.

 

Dyshohet se më 12 maj të vitit të kaluar, kosovari ka vrarë me pistoletë kosovarin 42-vjeçar Haki S. në rrugën „Webergasse“, pasi ka dyshuar se ai ka pasur marrëdhënie me bashkëshorten e tij të ndjerë, ka komunikuar gjatë të mërkurës Prokuroria e St. Gallenit.

 

Hetimet lidhur me vrasjen tashmë kanë përfunduar. Prokuroria do ta padisë 60-vjeçarin për vrasje dhe shkelje të shumëfishtë të Ligjit për armëmbajtje pa leje. Ajo do të kërkojë burgim prej 18 vitesh, si dhe një gjobë me kusht prej 90 mëditjeve me nga 30 franga zvicerane. (Shtegu.com)