Shoqata Zvicër-Shqipëri do të festojë dhjetëvjetorin e themelimit në Bernë
12:32:45 2017-11-06
Shoqata Zvicër-Shqipëri gjatë këtij viti do të festojë përvjetorin e dhjetë të themelimit të saj dhe 25-vjetorin e bashkëpunimit të të dyja vendeve
Tash e 25 vite, Shqipëria është vendi prioritar i ndihmës zvicerane për zhvillim – që nga viti 1992 të dyja vendet dhe popullatat e saj janë duke punuar bashkërisht në mënyrë aktive në shumë fusha. Para dhjetë vitesh është themeluar Shoqata Zvicër – Shqipëri për të intensifikuar marrëdhëniet e dy popujve, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet në nivel joshtetëror.
Me rastin e këtij përvjetori, Shoqata Zvicër – Shqipëri i fton të gjithë anëtarët e saj dhe miqtë e Shqipërisë në një mbrëmje më 24 Nëntor 2017, në ora 19.15 për shënimin e përvjetorit jubilar në Bernë.
Vendi: Ateliers Bollwerkstadt në Bernë (Bollwerk 35, në afërsi të stacionit hekurudhor)
Në paraqitjet e shkurtëra, Shoqata Zvicër – Shqipëri do ta shqyrtojë bashkëpunimin zvicerano-shqiptar të çerekshekullit dhe dhjetëvjetorin e aktiviteteve të shoqatës:
Në mbrëmje do të paraqiten:
Zef Ahmeti (Instituti shqiptar nga St. Galleni): Historia dhe marrëdhënëiet diplomatike në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë
Francis Cousin (Bordi këshillues Zvicër – Shqipëri): Marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës: Pikëpamjet e një ish ambasadori në Tiranë
Marc P Sahli (autor): Histori të shkurtëra nga Kosova (proza në miniaturë)
Lars Haefner (Shoqata Zvicër – Shqipëri): 25 vite transformim në Shqipëri dhe një mbrëmje në vitin 2007 në Bad Horn
Marc P Sahli, i cili disa vite ka jetuar në Kosovë, do të ligjërojë proza në miniaturë mbi Kosovën nga libri i vet „Logographien“.
Shtegu.com