Pas vuatjtjes së dënimit me burg, Kantoni Bernës dëbon një kosovar
Këshilltari qeveritar Hans-Juerg Kaeser është kreu i POM-it të Kantonës së Bernës, i cili e ka dëbuar kriminelin kosovar.
13:10:19 2017-11-06
Kantoni i Bernës e ka dëbuar në Kosovë një kriminel kosovar pas vuatjes së dënimit me burg. Ai nuk guxon të kthehet në Zvicër për një kohë të pacaktuar.
Qeveria federale zvicerane, në vitin 2005 e ka pezulluar pranimin e përkohshëm të tij, pas veprave të tij masive penale, duke urdhëruar dëbimin nga Zvicra.
Sipas një komunikate të Drejtorisë policore dhe ushtarake të Bernës (POM), të gjitha ankesat e grumbulluara lidhur me rastin janë refuzuar, përcjellë „Shtegu.com“. Pas vuajtjes së dënimit, kosovari është dashur të dëbohet nga Zvicra.
Kthimi i tij ka kaluar pa ndonjë incident, pohojnë nga POM-i. Ndaj kosovarit është lëshuar ndalesë e hyrjes së tij në territorin zviceran për një kohë të pasktuar.