Vallë, çka biseduan Nevzati me Rufiun ?!

66 Lexime

19:58:42               2016-09-22

 

 

 

 

Pas rrëmujës mediatike që u krijua për Nevzat Bejtën, në medie është përhapur lajmi se kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është takuar urgjentisht me Ish-kryetarin e RDK-së, z.Rufi Osmanin.

Një lajm të tillë e bën publik Agjencia e lajmeve „Zhurnal“, duke iu referuar informatavë të një dëshmitari okular, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ja edhe lajmi i plotë i „Zhurnal“-it:

Në facebook profilin e Agjencisë Zhurnal ka arrtiur një njoftim, nga një peson i njohur për redaksinë tonë i cili dëshiron të mbetet anonim, njofton se kryetari i komunës së Gostivarit është takuar me Ish-kryetarin e RDK-së, z.Rufi Osmain.
Me poshtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal ua lëshon njoftimin që arriti në Zhurnal.

„Tregoni tregoni për takimin që e kanë bërë Nevzat Bejta me Rufi Osmanin. Pse janë taku dhe janë pajtuar, mos vallë ti fshehin krimet mes veti. Ose Nevzati të fshihet pas Rufi Osmanit ose Rufi Osmani të fshihet pas tij. Tregojeni fytyrën e vërtetë të këtyre politikanëve që para popullit shahen, ndërsa natën përqafohen“, ka shkruar personi që do të mbetet anonim për redaksinë tonë.

Pas këtyre informacione jozyrtare, Zhurnal do të kontaktoj ish-kryetarin e RDK-së, z.Rufi Osmanin për ta konfirmuar takimin mes tyre.

******************************************************************************

Në ndërkohë, i kontaktuar nga „Zhurnal“, ish kryetari i RDK-së, Rufi Osmani ka demantuar se është takuar me Nevzat Bejtën. Ja edhe demanti i tij, i drejtuar Agjencisë së lajmeve „Zhurnal“:
Rufi Osmani demanton: Personin NB që në zgjedhjet lokale shkeli rëndë mbi vullnetin politikë të shqiptarëve në Gostivar, nuk e kam takuar që nga viti 2002

Pas lajmit të publikuar pak më herët në Agjencinë Zhurnal, se kryetari i komunës së Gostivarit Nezat Bejta është takuar me Ish-Kryetarin e RDK-së, z.Rufi Osmanin. Agjencia e Lajmeve Zhurnal, kontaktoi z.Osmanin për ta konfirmuar ose demantuar lajmin se gjoja se është zhvilluar një takim mes tyre.

Rufi Osmani në një prononcim për portalin tonë, ka demantuar fuqishëm zërat se ai te jetë takuar më Nevzat Bejtën. Ai gjatë prononcimit thekson se takimi i tij i fundit me atë të cilin thotë se „është personi që në zgjedhjet lokale të vitit 2013 shkeli rëndë mbi vullnetin politikë të shqiptareve në Gostivar dhe me vota të vjedhura dhe manipuluara dhe me përkrahjen e maqedoneve, romeve dhe te tjerëve mori mandatin e pamerituar të kryetarit të komunës së Gostivarit.“, nuk është takuar që nga viti 2002.

Në vijim ua leshojmë demantin e plotë të z.Rufi Osmanit adresuar Agjencisë Zhurnal

‘’Rufi Osmani nga viti 2002 deri më sot nuk e ka takuar N.Bejton’’

„Me pergjegjësinë më të lartë morale demantoj në tërësi lajmin e publikuar nga portali juaj për kinse takimin tim me N. Bejton. Personin në fjalë herën e fundit e kam takuar pas demilitarizmit të UÇK-së në vitin 2002. Që nga ajo kohë dhe deri me sot nuk e kam takuar dhe nuk do e takoj as privatisht dhe as publikisht për arsye parimore politike dhe etike.

Është pikërisht ky person që në zgjedhjet lokale të vitit 2013 shkeli rëndë mbi vullnetin politik të shqiptareve në Gostivar dhe me vota të vjedhura dhe manipuluara dhe me përkrahjen e maqedonëve, romëve dhe të tjerëve mori mandatin e pamerituar të kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Qëndroj në disponim të demantoj këtë dezinformatë të personit anonim edhe në ballafaqim privat me te, por edhe në plan juridik në instancat gjegjëse juridike.

E nderuara redaksi e portalit Zhurnal miqësisht ju rekomandoj qe në perspektivë të mos publikoni dezinformata të këtij lloji sepse krahase pavërtetësisë së tyre më shkaktojnë shqetësime famljare tashmë kur unë kam përfunduar karieren time politike, është shprehur Rufi Osmani për Zhurnal.