Zvicra është më e sigurta sa i përket koronavirusit

Date:

Një studim i ri ka treguar se Zvicra mbrohet më së miri kundër koronavirusit. Pas saj vjen Gjermania në vendin e dytë

Kur bëhet fjalë për koronavirusin, njeriu ndjehet më i sigurt në Zvicër. Ky ishte rezultat i një studimi të bërë nga Deep Knoëledge Group, një shoqatë ndërmarrjesh dhe bamirësish, siç shkruan revista amerikane „Forbes“, informon Shtegu.com.

Studimi ka krahasuar 130 sisteme shëndetësore, kritere biznesi dhe politike në 200 vende. Këtu janë përfshirë për shembull, me sa efikasitet një vend mund t`i zbulojë dhe monitorojë infeksionet. Gjithashtu u analizuan edhe masat e ndërmarra nga qeveritë për të zbutur virusin .
Zvicra renditet e para në studim për shkak të qëndrueshmërisë së saj, kur bëhet fjalë për ekonominë. Dhe për shkak të mënyrës së kujdesshme në të cilën ajo zbatoi masat e bllokimit, pa rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Gjermania u rendit në vendin e dytë pas Zvicrës. Izraeli dhe Singapori renditen në vendin e tretë dhe të katërt. Italia u rendit në vendin 53 pas vendeve si Tajlanda, Bullgaria dhe Meksika. SH.B.A. – me më shumë se 100,000 vdekje për shkak të koronavirusit – u rendit në vendin e 58-të në tabelë.

Asnjë vend tjetër nuk ka pasur aq shumë fatalitete dhe infeksione sa Shtetet e Bashkuara. Arkipelagu i Bahamas është në fund të studimit. Shteti i Karaibeve regjistroi vetëm 103 raste të konfirmuara me koronavirus, gjë që ngjall dyshime për vlefshmërinë e rezultateve të studimit.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...