228 milionë franga – zvicerani fiton mega jackpotin në Euromillions

Date:

Jackpoti në Euromillions është thyer. Fitimi rekord prej 228 milionë frangash zvicerane shkoi në Zvicër. Një fitues i vetëm me fat e fitoi gjithë çmimin e parë. Dymbëdhjetë pjesëmarrës të tjerë arritën 5 numra dhe 1 yll

Jackpoti në Euromillions është thyer! Fitimi rekord prej 228 milionë frangash është regjistruar nga një lojtar në Zvicër. Shuma rekorde i shkon një fituesi të vetëm. Numrat fitues të së premtes janë: 6, 12, 22, 29 dhe 33 me yjet 6 dhe 11, informon Shtegu.com.

Të premten gjithsej mbi 5 milionë persona fituan para në këtë short, shumica e tyre (rreth 3 milionë) i qëlluan dy numra. Përveç fituesit të çmimit të parë, 12 persona ndanë çmimin për 5 numra të saktë dhe një yll. 35 pjesëmarrës qëlluan pesë numra të saktë.

Më parë, gjatë disa tërheqjeve nuk është qëlluar jackpoti.

Rekordi i mëparshëm ishte 200 milionë euro (rreth 219 milion franga).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...