Kultura gjuhësore – “DU ME TA JAPË!”

64 Lexime

Analisti dhe gazetari Daut Dauti, në profilin e tij në Facebook ka reaguar rreth bastardimit të gjuhës shqipe nga disa gazetarë-moderatorë: Ja postimi i tij i plotë:

 

 
Keni dëgjuar Labin në “1 kafe me Labin” kur iu drejtohet mysafirëve të tij “du me ta jap”(një kompliment, vërejtje…) dhe keni pyetur veten, siç nuk e kam bërë asnjëherë unë, vallë e ka ai drejtë a unë gabim që kjo DU ME TA JAPË s’është gjë tjetër, po një dhunë ndaj gjuhës shqipe letrare?

 

 

Dhe unë kujtoja se bëhet fjalë për një lazdri lokaliste(dialektore) në një emision zbavitës ku gjithçka është e lejuar(a thua?!), madje dhe ta bastardosh gjuhën! Por, kur dëgjon dhe gazetarë e analistë, madje dhe ndonjë profesor(mund të jetë edhe i gjuhës!) nga Kosova, kupton në fund se puna është serioze. Sepse, fitohet përshtypja se ATA MENDOJNË SE ASHTU DUHET! (Kjo çështje s’ka lidhje me debatet për padrejtësinë ndaj gegërishtes, sepse edhe në gegërishte, mënyre dëshirore do të duhej të ishte DU ME TA DHANË, e jo DU ME TA JAPË. Besoj se nuk ka nevojë të elaborohet pse, ne gjithë e kemi gjuhën amtare lëndë ku mësohet edhe gramatika).

 

 
Eh, në do kohëra tjera, nuk kishte radio, televizion, gazetë a revistë pa kaluar teksti nëpër duart e lektorit… (LAJM)