2019-08-10
GJYLA ÇELIKU
Shteti Katicës i kordinuar nga Boki, i transferuar në mafijozllëk pederllëku me vjedhje, shantazë, vrasje, krim dhe reket.
Kamçevit i paskan ndihmuar tre gjykatës shqiptarë, ndër ata edhe bashkëshorti i Teuta Arifit, tash neve s’na mbetet gjë tjetër përveç se të falenderojmë z.Zoran Zaev që ngjalli komunizmin dhe legalizoi homoseksualizmin, bashkë me partitë shqiptare në pushtet, bravo ju qoftë për këtë arritje deformatore dhe asgje reformatore!!!
Shteti i hajdutëve.
Shteti që krijoi bashkë me ndërkombëtarët një PROKURORI SPECIALE për të vjedhur në mënyrë speciale, herë pas herë të shfaqur me ndonjë “show”, në realitet suksesi i tyre është vetëm VJEDHJET DHE REKETET SPECIALE.
Shteti i prokurorisë publike të korruptuar.
Shteti i gjykatësve të korruptuar.
Shteti i rasteve të montuara për shqiptarë.
Shteti që të burgos 3 vjet për 3 kg patate, të lejon të lirë për 3000000 euro.
Shteti që vjedh e dënon të varfërit dhe promovon kriminelët dhe hajdutët.
Shteti që të gërrdit nocionin “shtet” dhe “politikë”.
Shteti që të detyron me vetëdije të plotë me ik.
Maqedonia e Veriut, të cilën tashmë e njohin mediat italiane si “Maqedonia e Bokit”😡
Unë nuk e doja një “QEVERI REFORMATORE” të kapur nga hajdutët e dorës së parë, por kjo Qeveri me të zezën prokurori dolën akoma më të zi!
Shteti nuk është i juaji, është i popullit, ndaj ju dëmin në mënyrë direkte ia bëni popullit!
Maqedoni është shtet eksperiment dhe nuk do bëhet asnjehere shtet nëse nuk vjen drejtësia dhe ka klasë politike të pakorruptuar dhe me vullnet!