Bashkëshorti vret me thikë gruan e tij 52-vjeçare

72 Lexime

00:37:00                  2019-06-16

 

Një 55 vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij në një vendparking veturash në Künzell të Gjermanisë. Gruaja ishte plagosur aq rëndë, sa që ka ndërruar jetë gjatë operacionin emergjent, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Pasditen e së premtes, gruaja 52-vjeçare është qëlluar me thikë në një vendparking në Künzell (Fulda) nga burri i saj 55-vjeçar me disa goditje.

Dëshmitarët e kanë alarmuar menjëherë policinë. Autorin e vrasjes, zyrtarët policorë e gjetën në veturën e tij në parking. Ai ishte ulur pranë gruas së tij të plagosur rëndë. Kosovari u arrestua pa rezistencë, kanë deklaruar nga policia Osthessen dhe Prokuroria Fulda në një deklaratë të përbashkët.

Gruaja është përkujdesur në vendngjarjenga një ekip kujdestar dhe më pas është dërguar në një spital. Atje, ajo ndërroi jetë gjatë operacionit emergjent.