Ja përse Ambasada e Zvicrës në Shkup gjendet në rrugën „Salvador Allende“ ?!

Date:

Ambasadorja zvicerane: Zonja Sybille Suter Tejada

 

 

 

08:43:14            2016-09-20

 

 

 

 

Në politikën e jashtme zvicerane, nuk punojnë më vetëm diplomatët klasikë, e njëra ndër to është edhe ambasadorja zvicerane në Maqedoni, Sybille Suter Tejada nga St. Galleni. Ajo përfaqëson Zvicrën në Maqedoni në dy role, si ambasadore dhe në bashkëpunimin reciprok për zhvillim.

 

 
Gazeta zvicerane „St. Galler Tagblatt“, me te ka zhvilluar një intervistë të gjatë, të cilën „Shtegu.com“ e ka përshtatur në një version më të shkurtër. Zonja Suter ia ka filluar punës para disa muajsh dhe për te Maqedonia ka qenë e panjohur, por në këtë vend të vogël të përfshirë me probleme politike, ajo ka zbuluar edhe një popull jashtzakonisht mikpritës, kuzhinë të mrekullueshme dhe natyrë të shkëlqyeshme me shumë pyje, liqene e male. Për zonjën Suter, Maqedonia është e ngjashme me vendin ku ajo është rritur, pasi edhe në Shkup, sikurse në Weesen, malin dhe liqenin i ka afër.

 

 

Zonja Suter ka potencuar se Zvicra nuk mund t`i zgjidhë problemet e Maqedonisë, por se mund të kontribuojë në përmirësimin ekonomik e politik. „Aktualisht, çdo investor i huaj matet tri herë nëse do të investojë këtu, përderisa plotësisht nuk janë të garantuara siguria, tregtia e lirë dhe shteti juridik. Me bashkëpunëtorët e mi, unë po përpiqem të ndihmoj sidomos në lëmitë kushtetues, duke u mundësuar deputetëve qasje më të mirë në informatat, me të cilat do t`i përmbushnin më lehtë obligimet e tyre.

 

 

Lidhur me 80 mijë shtetasit maqedonas të cilët kanë vendbanim në Zvicër, zonja Suter ka pohuar se ata e ndihmojnë dukshëm vendlindjen e tyre, duke dërguar për çdo vit mjete financiare për të ndihmuar familjet e veta, por edhe ekonominë e vendit. „Shumica e shtetasve maqedonas që jetojnë në Zvicër vijnë nga veriu shqipfolës i Maqedonisë, të cilin e përbëjnë pakica e myslimanëve maqedonas“, ka spjeguar ambasadorja zvicerane.

 

 

p75p1swissembskopjemk

 

 

 

Ambasadorja zvicerane Suter është duke përfaqësuar Zvicrën në Maqedoni në dy role: Njëzet për qind si ambasadore, ndërsa tetëdhjetë të tjera si bashkëpunëtore për bashkëpunimin reciprok për zhvillim. Më tej, zonja Suter ka rrëfyer për bashkëpunimin reciprok për zhvillim, synimet e kësaj organizate për të ndihmuar vendet në zhvillim, inkuadrimin e saj në këtë lëmi etj. etj.

 

 

Për në fund, ambasadorja Suter ka theksuar se është krenare që Ambasada e Zvicrës në Shkup gjendet në rrugën „Salvador Allende“, pasi personaliteti i Allendes është një figurë e cila ka vlerë të lartë njerëzore, që kishte ndërmarrë një hap të guximshëm në Kil dhe i cili ishte ndaluar brutalisht.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...