13-vjeçari Adrian Gashi nga Begraca po shkëlqen në futbollin amerikan
13 vjeçari Adrian Gashi është duke shkëlqyer në futbollin amerikan, duke mbajtur fanellën e gjeneratës U- 14 si mesfushor ofensiv për klubin amerikan „South Florida Futball Academy“
Adriani tashmë është dëshmuar si një futbollist super i talentuar pasi që gjashtë vite i mbron ngjyrat e këtij ekipi.
Dëshira e tij e madhe për të shkuar gjurmëve të Xherdan Shaqirit apo Granit Xhakës, Adrianin e nxiti që të udhëtojë për një trajnim dyjavorë në Spanjë. Në Madrid, ai kreu me sukses trajnimin nga Real Madridi.
Poashtu, Adriani i kishte edhe disa trajnime në disa klube të mëdha europiane siç janë Atletiko de Madrid, Sportingu i Lisbonës, Benfika e Lisbonës etj, ku edhe u certifikua për trajnimet që i realizoi.
Ëndrra e tij e madhe është që një ditë të ndihmojë futbollin në Kosovë dhe Shqipëri. Idhujt e Adrianit janë futbollistët Luka Modric dhe Bruno Fernandes. (Shtegu.com)