​Franca mobilizon 100 mijë policë për natën e Vitit të Ri

Date:

Rreth 100 mijë policë e xhandarë janë mobilizuar në Francë për natën e Vitit të Ri, njoftoi ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili theksoi se këtyre do t’u shtoheshin edhe ushtarë e zjarrfikës, në të gjithë territorin e vendit.

Shën Silvestri, në Francë, është një nga netët kur regjistrohet numri më i madh i viktimave, me mesatarisht 15-20 të vdekur.

“Nuk ka një kërcënim të veçantë terrorist, por niveli i rrezikut është gjithmonë i lartë”, deklaroi Castaner në lidhje me rrezikun e atentateve.

Këtë vit, për shkak të grevës, metrotë nuk do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës, si zakonisht, ndaj do të rritet siguria në linjat e autobusëve dhe tramvajeve të natës.

Në shëtitoren “Champs-Elysées” priten të mblidhen rreth 250 000-300 000 persona./koha

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...